Edhe Roma po shpreh interes për sulmuesin kroat

Edhe Roma po shpreh interes për sulmuesin kroat

Mario Mandzukic mund të mbetet në Itali edhe pse është drejt largimit nga Juventusi.

Sulmuesi kroat po pret me padurim merkaton e janarit për të nisur një tjetër aventurë në karrierë pasi klubi bardhezi e ka nxjerrë jashtë planeve.

Milan, Manchester United dhe Inter Miami i David Beckham në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tre opsionet më të përshtatshme për vazhdimin e karrierës, por sëfundmi në skenë për të firmosur me kroatin ka dalë edhe Roma.

Sipas La Republica, verdhekuqtë e shikojnë kroatin Mandzukic si zëvendësuesin ideal të Edin Dzekos në momentet që boshnjaku do të ketë nevojë për pushim ose do të jetë i dëmtuar, një opsion që Mario po e merr në konsideratë.