Kroati ka shumë mundësi të largohet nga “Anfield”

Kroati ka shumë mundësi të largohet nga “Anfield”

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Kloop po mundohet ta mbajë në ekip kroatin, Dejan Lovren.

Kroati ka shumë mundësi të largohet nga “Anfield”, pasi dëshiron që të luajë më shumë.

Lovren sezonin e kaluar ka qenë nën hijen e Joe Gomezit dhe Joel Matipit dhe nuk ka mundur të luajë shumë edhe pse në disa ndeshje Kloop e ka caktuar atë në ekipin e parë.

Mediet britanike shkruajnë se Kloop dëshiron që ta mbajë lojtarin në ekip pasi aftësitë e tij prej lideri  mund t’i bëjë lojtarët të japin më të mirën.

30-vjeçari do të largohet nga “Anfield”, nëse nuk e gjen rolin e tij në skuadër.