Klopp i shqetësuar për gjërat që ndodhin gjatë ndeshjes

Klopp i shqetësuar për gjërat që ndodhin gjatë ndeshjes

Nuk është e mundshme që Liverpool ta barazojë Arsenalin dhe rekordin e tyre te të pamposhturve në Premier Ligë që kishin në vitin 2004, tha trajneri i Liverpoolit. Jurgen Klopp.

Redds për momentin janë në rrugën e duhur për ta fituar titullin pas 30 vjetëve, pasi që kanë pasur një fillim tepër të mirë të sezonit 2019-2020.

Skuadra e Klopp arriti mbrëmë fitoren e 17 nga 18 ndeshje dhe është 13 pikë para rivalit kryesor në tabelë, kurse kampioni në fuqi, Manchester City është në vendin e tretë.

Fitorja 4-0 kundër vendit të dytë Leicester City në King Power Stadium bën që Liverpool ta rrit diferencën më pikë derisa kjo është ndeshja e 35 pa humbje në Premier Ligë.

Kështu, Liverpool jo vetëm që mund ta fitojë Premier Ligën, por po ashtu ta thyejnë rekordin e të “pamposhturve” të Arsenalin më 2003-2004.

Megjithatë, para ndeshjes në shtëpi kundër Wolves të dielën, Klopp nuk joshët nga të tilla pritje, duke thënë se ai është më shumë i “shqetësuar për gjërat që ndodhin gjatë ndeshjes” e jo për numrat në këtë moment.

Kur ai u pyet nëse ecuria e Arsenalin prej 49 ndeshjeve pa humbje, Klopp u përgjigj “Është një gjë e madhe. Jam për shumë kohë në këtë biznes dhe nëse më pyesni a është kjo e mundshme, nuk mendoj se është. Mendoj në Dortmund kishim 28 ndeshje pa humbje dhe absolutisht kjo ishte e jashtëzakonshme, por vetëm si statistikë. Kur jeni në këtë situatë është ndryshe”.