Klubi anglez ka dalë në vendin e parë në studimin nga Soccerex Football Finance 100

Klubi anglez ka dalë në vendin e parë në studimin nga Soccerex Football Finance 100

Manchester City është klubi i futbollit më i pasur në botë. Pas një studimi të bërë nga Soccerex Football Finance 100, që klasifikon 100 klubet e futbollit më të forta ekonomikisht.

Në vendin e dytë renditet një tjetër klub anglez, bëhet fjalë për Arsenalin, ndërsa Paris Saint-Germain renditet i treti.

Pozita e katërt i takon klubit kinez Guangzhou Evergrande më pas vijnë Tottenham, Real Madrid dhe Manchester United.

Juventusi është klubi i vetëm italian në 10-shen më të mirë, që kompletohet nga Chelsea dhe Bayern Munich.

Barcelonë renditet vetëm si e 13-ta, ndonëse ka një ndër skuadrat më të forta në planet.

Ndërkohë sa i përket skuadrave të tjera italiane, Napoli renditet në vendin e 26-të, Inter në vendin e 30, Milan në vendin e 34 dhe Roma në vendin e 51.

Kjo renditje publikohet në fillim të çdo viti që nga 1995 nga “Soccerex”, që përveç të të ardhurave merr në konsideratë edhe pesë faktorë të tjerë: vlerën e futbollistëve, pasuritë e paluajtshme, pasuritë e luajtshme (si depozitat bankare), potencialin e investimeve të pronarëve (përfshihet edhe pasuria e pronarit) dhe në fund borxhet neto.