Ish-presidenti i Realit, Ramon Calderon ka folur përsëri për shitjen e Cristiano Ronaldos

Ish-presidenti i Realit, Ramon Calderon ka folur përsëri për shitjen e Cristiano Ronaldos

Ronaldo u largua nga Madridi në Juventus para një viti për 100 milionë euro.

Calderon tha se ky ka qenë një gabim i madh.

“Asnjëherë nuk duhej të largohej. Është e vështirë për t’ia dalë pa një lojtarë të tillë. Asnjë lojtarë nuk mund të sjell këtë garanci. Është i pazëvendësueshëm si Lionel Messi. Perez vazhdon të thotë që blerja e Ronaldos ishte blerja më e mirë që ka bërë”, deklaroi ai.

Portugezi është në formë të mirë te gjiganti italian, por për momentin është i lënduar dhe pritet të mungoj rreth një muaj.