Sportin në vitin 2017 e kanë karakterizuar shumë ngjarje në arenën vendore dhe atë ndërkombëtare

Sportin në vitin 2017 e kanë karakterizuar shumë ngjarje në arenën vendore dhe atë ndërkombëtare

Rezultatet e arritur nga sportistët tonë janë të kënaqshme, edhe pse pritshmëritë ishin më të mëdha.

Kështu është shprehur presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasani. I pari i KOK-ut e ka vlerësuar lart punën që ka bërë KOK-u në vitin që po lëm pas. Sipas tij, aktivitetet e KOK-ut në vitin 2017 kanë qenë të shumta bazuar në planin strategjik për ciklin olimpik 2017-2020.

Hasani beson se KOK-u ka bërë punë të madhe gjatë vitit 2017. Ai thotë se misioni i KOK-ut shkon përtej vlerave sportive.

“Viti 2017 karakterizohet si një vit që nuk i takon Olimpiadës, por megjithatë Komiteti Olimpik i Kosovës ka marrë pjesë në dy festivale olimpike evropiane për të rinj, atë dimëror dhe veror në Zerium dhe Gijon, dhe po ashtu aktivitetet e Komitetit Olimpik të Kosovës kanë qenë të shumta normalisht krejt bazuar në planin strategjik që Komiteti Olimpik për ciklin olimpik 2017-2020, dhe bazuar në misionin e vet që ka Komiteti olimpik në qendër të vëmendjes normalisht kanë qenë sportistët, drejtuesit e sportit, trajnerët, të gjithë ata që janë në sport dhe rreth sportit. Këtë vit kemi organizuar 14-të kurse për administratoret e sportit dhe jemi në proces për 11-të kurse për trajnerë të nivelit të parë e poashtu edhe të nivelit të dytë, dhe në këtë drejtim duke shkëmbyer përvoja edhe më përfaqësuesit e Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, dhe përfaqësuesit e komiteteve olimpike kombëtare, të gjithë na thonë se jemi në rrugë të mirë, kemi zgjedhur model të mirë për të investuar pikërisht në burimet njerëzore, sepse pikërisht burimet njerëzore i sjellin të gjitha punët tjera qoftë në aspektin e marketingut, qeverisjen e mirë, por edhe më fushat tjera”, ka thënë Hasani.

Ai thotë se edhe në vitin që është në ikje nuk kanë munguar sukseset e sportistëve tonë në garat kombëtare dhe ato ndërkombëtare, edhe pse sipas Hasanit, kushtet dhe infrastruktura sportive akoma në vendin tonë, nuk i plotëson standardet që kërkohen. Hasani thekson se është një sinjal i mirë së sportistët tonë nuk po tregohen të mirë vetëm në sportet individual, por sipas tij, edhe në sportet ekipore, sepse sipas Hasanit, është duke ardhur një plejade e re e sportistëve që garantojnë të ardhme të ndritshme për sportin e Kosovës.

“Federatat janë duke punuar më kapacitetet e tyre në kushtet dhe infrastrukturën çfarë e ka Kosova dhe dihet kjo së nuk i plotëson standardet ndërkombëtare, megjithatë, jemi duke kaluar në këtë fazë të tranzicionit, por ka rezultate të mira, edhe në sportet individuale, por ajo që na gëzon janë edhe rezultatet inkurajuese të federatave respektivisht të sporteve ekipore dhe është një sinjal i mirë se ne nuk jemi të mirë vetëm në sporte individuale, por edhe kund që punohet mirë, punohet më një plan të mirë, një plan strategjik të duhur, rezultatet domosdoshmerisht vijnë dhe këto rezultate gëzon fakti se janë pikërisht në ato kategoritë e reja që do të thotë se po vjen një plejade e mirë dhe unë besoj se ashtu si do të kalojnë muajt dhe vitet do të kemi në të ardhmen edhe rezultate më të mira”, ka theksuar Hasani.

Njeriu numër një i KOK-ut duke folur për rezultatet e vitit që është në shkuarje, thotë se pritshmërit kanë qenë më të madh pas suksesit sukseseve kulmore në vitin 2016. Hasani mendon se rezultate nuk janë gjithmonë ato që dëshirohen, por ai thekson se nëse federatat sportive janë të kënaqura, atëherë edhe KOK-u duhet të jetë i kënaqur më rezultatet e arritura. Ai thotë se misioni i KOK-ut është specifik, dhe sipas tij, misioni i KOK-ut nuk ka të bëjë vetëm më sport, por ky mision sipas Hasanit, shkon përtej vlerave sportive.

“Pritshmëritë vijnë natyrshëm pas vitit 2016 që e shpalli Kosovën ndër nëntë komitetet olimpike më të mira në rruzullin tokësor. Ishte e natyrshme që të presim rezultatet edhe më të mira, por, duhet të kuptojmë së gjithmonë pas rezultateve të mira vjen një ulje pastaj ai vallëzimi normal, por nëse federatat kanë qenë të kënaqur, atëherë duhet të jetë edhe Komiteti Olimpik i kënaqur. Komiteti Olimpik është më specifike, misioni ynë nuk ka të bëjë vetëm më sport, ka të bëjë përtej sportit vlerave sportive por që ne i kemi kushtuar rëndësi të jashtëzakonshëm qoftë sa i përket këshillit të arbitrazhit sportive, pastaj kemi të bëjmë edhe më barazinë gjinore, do të ketë takim edhe sporti me gazetarët, sepse të dy komunitetet punojnë në një drejtim, do të thotë e shohin sa më mirë sportin, por kemi pasur edhe ditët e panarit të sportit, kemi pas ditën olimpike, ambienti dhe sportit, do të thotë në këtë drejtim ne qëndrojmë më mirë sesa komitetet olimpike tjera kombëtare”, pohoi Hasani.

Ai ka folur edhe për aktivitetet sportive për vitin që po hyjmë. Sipas Hasanit, viti 2018 do të jetë i vërshuar me ngjarje sportive si në rrafshin kombëtar e po ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Hasani thekson se do të punohet me plan strategjik, e ku sipas tij, do t’i kushtohet rëndësi të madhe trajnimit të trajnerëve. Hasani thotë se gjatë vitit 2018 do t’i dërgojnë sportistët në kamp të ndryshme dhe si në garat e mëdha evropiane, më theks të veçantë Lojërat Olimpike Dimërore.

“Në vitin 2018 do të jetë një vit më përplot aktivitetet të Komitetit Olimpik, por ne vazhdojmë të punojmë sipas planit strategjik dhe sipas misionit tonë. Do t’i dërgojmë sportistët në të gjitha garat që do të mbahen dhe që janë nën patronatin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, por do t’i kushtojmë rëndësi edhe trajnimit të trajnerëve, do të thotë kjo mbetet në fokus të vazhdueshëm dhe plani strategjik i bërë më të gjithë akterët, të gjitha palët e interesit që ka zgjatur më shumë së një vit, ka dëshmuar se pika e dobët janë trajnimi i trajnerëve dhe në këtë drejtim në jemi të fokusuar dhe do të vazhdojmë të punojmë më nivele të ndryshme dhe kjo është pritur nga të gjithët federatat, e po ashtu do t’i kushtojmë rëndësi edhe administratorëve sportiv, por edhe dërgimet e sportistëve në kampe të ndryshme kur kanë të bëjnë më kualifikimet për Lojërat Olimpike, sepse do t’i kemi Lojërat Olimpik në vitin 2020 në Tokio. Ndërsa në fillim të vitit që po hyjmë na presin Lojërat Olimpike Dimërore. Në Lojërat Olimpike Dimërore ne do të marrim pjesë më dy sportistë, një sportist tashmë e ka normën olimpike, madje, në pesë disiplina që ka rëndësi të jashtëzakonshme për ne si shtet i ri, sepse në çdo paraqitje te Albin Tahirit do të qëndrojë flamuri i Kosovës, ndërsa Lojërat Olimpike përcillen nga miliarda njerëz dhe kjo do të ndikojë edhe në përmirësimin e imazhit të shtetit tonë të ri, sepse është paraqitja e parë jona në Lojërat Olimpike Dimërore”, ka përfunduar Hasani.

Ai ka shtuar se gjatë verës Kosova do të jetë edhe pjesë e Lojërat Olimpike për të rinjtë, si dhe Lojërave Mesdhetare. Hasani thotë se Kosovën në vitin që po hyjmë e presin tri aktivitete shumë të rëndësishme, dhe sipas tij, të rinjtë tonë do të kenë shansin me u sprovu në konkurrencat të jashtëzakonshme. Ai është i bindur se viti 2018 do të jetë më i begatshëm për sportin e Kosovës.