Mesfushori francez do të largohet nga Interi

Mesfushori francez do të largohet nga Interi

Goeffrey Kondogbia është shumë pranë largimit nga Interi për t’u transferuar te Valencia.

Të dy klubet mësohet se janë pajtuar edhe për shumën e transferimit dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes nga klubi spanjoll.

Mesfushori francez i është bashkuar Interit në vitin 2015 nga Monaco, por asnjëherë nuk ka arritur të tregojë vlerat e tij në Serie A dhe për këtë arsye drejtuesit e klubit zikaltër nuk duan ta mbajnë më tutje 24-vjeçarin në skuadër.

Kondogbia do të rikthehet pas katër sezonesh në La Liga, ku më parë është aktivizuar me Sevillan.