“Paul gjithmonë e ka respektuar Manchester United-in"

“Paul gjithmonë e ka respektuar Manchester United-in”

Agjenti i mirënjohur, Mino Raiola, insiston që Paul Pogba do të qëndrojë te Manchester United për aq kohë sa Ole Gunnar Solskjaer dëshiron të mbetet konkurrues.

Spekulimet vazhdojnë të tërbojnë mesfushorin francez dhe të ardhmen e tij afatgjatë në “Old Trafford”.

Hapja merkatos së janarit ka ngjallur sërish spekulime, me Real Madrid dhe Juventus që po presin dritën jeshile.

I pyetur nga “Sky Sports” mbi situatën e Pogbas, Raiola tha: “Paul gjithmonë e ka respektuar Manchester United-in, për sa kohë që klubi nga Manchesteri ka respektuar Paul”.

“E vetmja që bisedon për Manchester United dhe Paul është Ole. Unë vendos me ato që ai thotë: Ai nuk do të lëvizë. Gjithçka është në rregull dhe ne do të vijojmë bashkëpunimin me ta”, përfundoi ai.