Kampionati Ballkanik do të organizohet në të gjitha disiplinat

Kampionati Ballkanik do të organizohet në të gjitha disiplinat

Delegacioni i Kosovës ka udhëtuar për Turqi për të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik për U21 të pingpongut.

Në Mimar Sinan Sport Hall të Edirne në Turqi nga data 01-05 gusht 2018 do të mbahet Kampionati i 44-të Ballkanik për Senior – U21 (i 16 për U21).

Kosovën në këtë kampionat do ta përfaqësojnë:

Lojtar: Alma Mehmeti, Edona Shabani, Shega Hashani, Fatih Karabaxhaku, Donat Sinani dhe Kreshnik Mahmuti.

Kampionati Ballkanik do të organizohet në të gjitha disiplinat, në garat ekipore, individuale, çifte meshkujsh, çifte femrash dhe në çifte te përziera, ndërsa pjesëmarrëse janë 11 shtete.