Shortin mund ta ndiqni në rrjetet sociale

Shortin mund ta ndiqni në rrjetet sociale

Shorti për Raundin e Parë të parakualifikimeve për FIBA Kupën e Botës 2023 do të mbahet sot në selinë qendrore të FIBA-s në Mies të Zvicrës.

Tetë përfaqësuese janë regjistruar për të marr pjesë në parakualifikimet për FIBA Kupën e Botës 2023 e ato janë: Kosova, Shqipëria, Bjellorusia, Qipro, Islanda, Luksemburgu, Portugalia dhe Sllovakia.

Shorti që tërhiqet në orën 13:00 do të jetë i drejtpërdrejt edhe në rrjetet sociale të FIBA-s dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Seed 1: Islanda dhe Bjellorusia;

Seed 2: Portugalia dhe Sllovakia;

Seed 3: Kosova dhe Qipro;

Seed 4: Luksemburgu dhe Shqipëria.

Kujtojmë se garat në parakualifikimet për FIBA Kupën e Botës 2023 do të fillojnë në shkurt të vitit 2020 dhe do të përfundojnë në shkurt 2021./21Media