U hedh shorti

U hedh shorti

Sot në Nion, në selinë e UEFA-s, është hedhur shorti për kualifikueset e Kampionatit Europian 2021 për kombëtaret U-17.

Dardanët në këtë “Qualifying Round” do të jenë pjesë e grupit 6, së bashku me Portugalinë, Republikën e Çekisë dhe Malin e Zi.

Në këtë raund kualifikues janë 13 grupe me 4 skuadra të cilat do t’i luajnë ndeshjet e tyre ndërmjet muajit tetor dhe nëntor 2020.

Dy skuadrat e para të çdo grupi dhe katër skuadrat e treta më të mira në të gjithë kualifikueset, ku 26 skuadrat e para dhe të dyta së bashku me 4 më të mirat e 13 grupeve do t’i bashkohen Holandës dhe Spanjës në Elite Raund në pranverën e vitit 2021. 15 skuadrat më të mira do t’i bashkohen Qipros për turneun final që zhvillohet në vendin ishullor./kp