Elezi ka prezantuar tabelën me të dhënat e zgjedhjeve të parakohshme

Elezi ka prezantuar tabelën me të dhënat e zgjedhjeve të parakohshme

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka prezantuar të dhënat për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të mbajtura në vitin 2014 dhe 2017.

Kjo ka qenë kohëzgjatja e procesit zgjedhor në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës në vitin 2014 dhe 2017. Në të dy rastet, KQZ-së i është dashur gati kohë e njëjtë për të shpallur dhe certifikuar rezultatet përfundimtare”, ka shkruar Elezi në Facebook.

Ai gjithashtu ka prezantuar edhe tabelën me të dhënat e zgjedhjeve të parakohshme.

530 vendvotime kanë shkuar në rinumërim, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve deri tani janë rinumëruar 129 vendvotime. I gjithë procesi i rinumërimit pritet të përfundojë deri në fund të javës së ardhshme.