Rama ka luajtur 15 ndeshje me fanellën kuqezi

Rama ka luajtur 15 ndeshje me fanellën kuqezi

Dikur reprezentuesi i Kombëtares kuqezi, ka arritur marrëveshje me skuadrën shqiptare.

Kukësi ka zyrtarizuar marrëveshjen me Valdet Ramën, ish-mesfushorin e Kombëtares Shqiptare, i cili ka nënshkruar kontratën me skuadrën nga verilindja e Shqipërisë të vlefshme deri në përfundim të këtij stinori dhe pjesëmarrjen në kupat e Evropës, me opsion rinovimi edhe për një vit.

Futbollisti i lindur në Mitrovicë vjen nga skuadra e YB Funde e Kinës dhe do t’i bashkohet menjëherë ekipit në stërvitje.

Kujtojmë që Valdet Rama ka luajtur 15 ndeshje me fanellën kuqezi, duke shënuar tre gola.