Ndërkohë që kanë mbetur edhe një orë e 20 minuta deri te fillimi i ndeshjes Shqipëri-Itali, është ndezur atmosfera në qytetin e Shkodrës

Ndërkohë që kanë mbetur edhe një orë e 20 minuta deri te fillimi i ndeshjes Shqipëri-Itali, është ndezur atmosfera në qytetin e Shkodrës

Grupet e tifozëve kuqezi kanë “pushtuar” rrugët e qytetit, duke brohoritur pro kuqezinjve, të cilët sonte në 20.45 luajnë kundër Italisë, në ndeshjen e fundit kualifikuese për botërorin “Russia 2018”.

Kuqezinjtë nuk kanë gjasa për kualifikim, derisa Italia do të jetë pjesë e play-off-it, pasi që pozitën e parë në grup tashmë e ka siguruar Spanja, e cila do të jetë pjesë e botërorit vitin e ardhshëm.