Triumfon Bunjaku

Triumfon Bunjaku

Besfort Bunjaku i AK Ferizajt me Opel Astra ka triumfuar në garën e fundit për kampionatin e sivjetmë të Kosovës në automobilizëm. Ai ka fituar sot në disiplinën auto sllallom dhe në mënyrën më të mirë e ka mbyllur këtë kampionat.

“Jam i kënaqur me fitoren e sotme dhe me kampionatin në përgjithësi. Në veçanti më vjen mirë që sot fitova në qytetin tim, ku nuk më ka munguar asnjëherë përkrahja. Besoj që edhe në kampionatin e ardhshëm të vazhdojë me rezultate të mira”, ka thënë Bunjaku pas fitores.

Në garën e sotme ai ka pasur kohën prej 02:46.51 minuta. Pozita e dytë i takoi Leutrim Bytyqit po ashtu i Ferizajt, i cili me Renault RS pati kohë prej 02:47.052 minuta, ndërsa podiumi i fituesve u plotësua me Lëndrim Dognin e Auto Klubit Prizreni D&G. Ai u paraqit me Peugeot 106 dhe në cak arriti për kohën 02.48.540 minuta. Në konkurrencën ekipore e para doli Prishtina RT, në pozitën e dytë u rendit Ferizaj, ndërsa në të tretën Prizreni D&G.

Garuesja nga Shkupi, Maja Milosevska, e cila në javën e kaluar fitoi në Gjilan, doli e para edhe në Ferizaj. Ajo me Opel Astra pati kohën prej 03:17.709 minuta. Pozita e dytë i takoi Mimoza Jetullahut, e cila me Golf VI në cak arriti për 03:18.686 minuta, ndërsa e treta u rendit Ermira Topalli me Golf V, e cila pati kohën 03:20.422 minuta.

Në konkurrencën e ekipore, në tri pozitat e para u renditën: Eurogoma RT, Ferizaj dhe Prizreni D&G.

Rezultatet – femrat: Klasa 1 (deri 1200 ccm – Grupi 1) 1.Afërdita Ruva (Citroen C3 – Prishtina RT) 03:30.556.

Klasa 2 (mbi 1200 – 1600 ccm – Grupi 1 1.Maja Milosevska (Opel Astra – N/A) 03:17.709 2.Shqipe Osmani (Golf VI – Eurogoma RT) 03:28.806 3.Luljeta Topalli (Skoda Rapid – Ferizaj) 03:31.557

Klasa 3 (mbi 1600 ccm – Grupi) 1.Mimoza Jetullahu (Golf VI – Eurogoma RT) 03:18.686 2.Ermira Topalli (Golf V – Ferizaj) 03:20.422 3.Blerta Bytyqi (Opel Zafira – Prizreni D&G) 03:05.409

Klasa 4 (deri 1200 ccm – Grupi 2) 1.Brulinda Tafili (BMW – Ferizaj) 03:29.881 2.Violeta Nafizi (Saab – Ferizaj) 03:41.795 3.Dorentina Qerimi (BMW – Ferizaj) 03:44.073

Plasmani i përgjithshëm: 1.Maja Milosevska (Opel Astra – N/A) 03:17.709 2.Mimoza Jetullahu (Golf VI – Eurogoma RT) 03:18.686 3.Ermira Topalli (Golf V – Ferizaj) 03:20.422

Plasmani ekipor: 1.Eurogoma RT 52 pikë 2.Ferizaj 50

3.Prizreni D&G 12

Meshkujt: Klasa 2 (mbi 1200 – 1600 ccm – Grupi 1) 1.Milot Tahiri (Peugeot – Ferizaj) 03:30.469 2.Ragip Sokoli (Mini Cooper – Ferizaj) 03:31.211 3.Zymer Dimolli (Honda CRX – Ferizaj) 03:55.826

Klasa 3 (mbi 1600 ccm – Grupi 1) 1.Jeton Qerimi (BMW – Prishtina RT) 02:59.240 2.Bashkimi Memaj (Subaru – Prizreni D&G) 03:03.137 3.Burim Asllani (Volvo – Ferizaj) 03:17.354

Klasa 5 (mbi 1200 – 1600 ccm – Grupi 2) 1.Burim Bytyqi (Honda Civic – Ferizaj) 03:22.585 2.Sami Malaj (Honda – Prishtina RT) 03:26.691

Klasa 6 (mbi 1600 ccm – Grupi 2) 1.Arlind Ramadani (Opel Astra – Prishtina RT) 03:00.892 2.Driton Qerimi (BMW – Prishtina RT) 03:12.410 3.Samuel Gjoni (BMW – Prishtina RT) 03:21.931

Klasa 7 (deri 1200 ccm – Grupi 3) 1.Enis Bajraktari (Yugo – Prishtina RT) 03:03.088

Klasa 8 (mbi 1200 – 1600 ccm – Grupi 3) 1.Lëndrim Dogani (Peugeot 106 – Prizreni D&G) 02:48.540 2.Alban Berisha (Suzuki Swift – Prizreni D&G) 02:51.803

3.Kreshnik Mariqi (Yugo – Prizreni D&G) 02:54.801

Klasa 9 (mbi 1600 ccm – Grupi 3) 1.Besfort Bunjaku (Opel Astra – Ferizaj) 02:46.51 2.Leutrim Bytyqi (Renault RS – Ferizaj) 02:47.052 3.Ernest Daka (BMW 32Si – DTM) 02:55.542

Promo: 1.Arbesjan Alia (Suzuki Vitara – Ferizaj) 03:14.284 2.Hajredin Qerkini (Nisan Patrol – Ferizaj) 03:40.629

Plasmani gjeneral: 1.Besfort Bunjaku (Opel Astra – Ferizaj) 02:46.540 2.Leutrim Bytyqi (Renault RS – Ferizaj) 02:47.052 3.Lëndrim Dogani (Peugeot 106 – Prizreni D&G) 02:48.540

Plasmani ekipor: 1.Prishtina RT 60 pikë 2.Ferizaj 60 3.Prizreni D&G 50