Futbollisti portugez ka realizuar njërin nga tre golat e Realit në fitoren ndaj Dortmund

Futbollisti portugez ka realizuar njërin nga tre golat e Realit në fitoren ndaj Dortmund

Real Madridi triumfoi 3:2 ndaj Borussia Dortmundit dhe fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve e ka mbyllur në pozitën e dytë prapa Tottenhamit.

Ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte edhe një rekord i Cristiano Ronaldos që e ka thyer ai në Ligën e Kampionëve.

Portugezi shënoi në portën e Dortmundit, në minutën e 12-të të takimit dhe u bë  futbollisti i parë në historinë e Ligës së Kampionëve, që shënon gol në të gjashtë ndeshjet e fazës së grupeve.

Cristiano Ronaldo ka shënuar nëntë gola deri tani në Ligën e Kampionëve, ndërsa vitin e kaluar e mbylli në kuotën e 18 të tillëve.