Gjermania nuk është konsumatorja më e madhe

Gjermania nuk është konsumatorja më e madhe

Gjermanët mund të krenohen pasi janë prodhuesi numër një i birrës në Bashkimin Evropian me një prodhim prej 8.3 miliardë litrash, ose 21 për qind e prodhimit total të BE-së.

Megjithatë, Gjermania nuk është konsumatorja më e madhe, të paktën jo për frymë. Sipas statistikave, Republika Çeke është vendi që ka konsumuar më shumë birrë vitin e kaluar. Austria renditet e dyta, e pasuar nga Gjermania.

Mbi 39 miliardë litra birrë me alkool është prodhuar në BE, sasi kjo ekuivalente me rreth 76 litra për banor vitin e kaluar.

Holanda mund të mos jetë ndër prodhuesit kryesor por është eksportuesja më e madhe në 2018. Ajo ka eksportuar 1.9 miliardë litra birrë, duke lënë pas Belgjikën dhe Gjermaninë.

Shtetet e Bashkuara ndërkohë janë destinacioni më i madh për eksportin e birrës jashtë bllokut.