Mauricio Pochettino dëshiron të zëvendësojë Pep Guardiolan te Manchester City, nëse ky i fundit largohet gjatë verës.

Mauricio Pochettino dëshiron të zëvendësojë Pep Guardiolan te Manchester City, nëse ky i fundit largohet gjatë verës.

Trajneri argjentinas ka humbur vendin e punës te Tottenham Hotspur, duke u shkarkuar pas formës së dobët këtë sezon në Premierligë, edhe pse edicionin paraprak arritën deri në finale të Ligës së Kampionëve.

Ka një kohë të gjatë që Pochettino është admiruar nga Real Madrid dhe Manchester United, por ‘The Sun’ raporton se 47 vjeçari nuk është i interesuar për këto dy skuadra.

E gjitha kjo, me arsyen se Pochettino do të dëshironte të merrte drejtimin e kampionëve të Anglisë, nëse Guardiola largohet nga City në fund të këtij sezoni.

Kujtojmë se Pochettino ka drejtuar me sukses të madh edhe skuadrën e Espanyol dhe Southampton.