Dy futbollistët francezë kanë një miqësi të ngushtë mes vete

Dy futbollistët francezë kanë një miqësi të ngushtë mes vete

Alexandre Lacazette do t’i kërkojë mikut të tij Antoine Griezmann, që t’i bashkohet tek Arsenal, nëse ky i fundit vendosë të largohet nga Atletico Madrid.

Miqësia që kanë këta dy lojtarë në kombëtaren e Francës, sipas Lacazette do t’u bënte mirë edhe po të luanin në një skuadër dhe duke parë se e ardhmja e Griezmann mund të jetë larg Atleticos, ai do të provojë ta bindë për t’iu bashkuar te ‘Topçinjtë’.

“Nëse ai më viziton në Londër, do t’i kërkoj që të nënshkruajë me Arsenalin”, ka thënë Lacazette për magazinën Match of the Day.

“Jemi miq shumë të mirë dhe kalojmë shumë mirë së bashku. Njëri tjetri e thërrasim me nofka, unë jam Lacaz, kurse ai Griezzy”, ka theksuar ai.

Lacazette është transferuar këtë verë nga Lyoni tek Arsenali dhe në shtatë xhirot e para me ‘Topçinjtë’, ka realizuar katër gola.