“Blutë” kanë humbur dy pikë

“Blutë” kanë humbur dy pikë

Trajneri i Chelseas, Frank Lampard nuk është i kënaqur me barazimin ndaj Sheffield United.

“Blutë” ishin duke fituar me rezultat 2-0, mirëpo në fund Sheffield arriti të barazoi rezultatin duke fituar një pikë nga ndeshja.

Tekniku anglez nuk është i lumtur për këtë gjë duke thënë se ka humbur dy pikë.

“E kishim lojën në kontroll. Kjo është parë edhe me herët. Duhet të ishte një ndeshje e lehtë, mirëpo ne humbën dy pikë. Duam të fitojmë ndeshjet, lojtarët e rinjë janë të mirë, mirëpo të fitojmë lojën është ndryshe. Kur je duke fituar 2-0 dhe pastaj barazon, duhet t’i pranosh fajet. Varej nga ne për të fituar ndeshjen, mirëpo lejuam të na rikthejnë rezultatin”, deklaroi ai.