Trajneri i Chelseas, Frank Lampard është i lumtur me sulmuesin, Michy Batshuayi

Trajneri i Chelseas, Frank Lampard është i lumtur me sulmuesin, Michy Batshuayi

Batshuayi shënoi dy gola në fitoren e thellë ndaj Grimsby (7-1), në Carabao Cup.

Chelsea ndeshjen e radhës të vlefshme për këtë kupë do ta luajë kundër Manchester United.

Tekniku anglez ka thënë që belgu është duke punuar shumë.

“Ka punuar dhe trajnuar shumë mirë. Në ndeshjen ndaj Wolwes luajti mirë, bëri më të mirën ndaj Liverpoolit dhe kjo dëshmon për kualitetin e tij. Do të përmirësohet ende më shumë. Ka talent, mund ta mbajë topin me dy këmbë dhe të shënojë gol, është i rëndësishëm për ne. Kishte mundësinë dhe shënoi, gjë që është e mirë për ne pasi duam sulmues”, deklaroi ai.

Chelsea këtë të shtunë do të presë në “Stamford Bridge” Brightonin.