Chelsea do të luajë ndeshjen e parë në Premier Ligë më 11 gusht

Chelsea do të luajë ndeshjen e parë në Premier Ligë më 11 gusht

Sulmuesi i Chelsea Olivier Giroud ka thënë se Frank Lampard është zgjidhja më e mirë në postin e trajnerit të parë dhe se lojtarët janë të kënaqur me vendimin e menaxhmentit të klubit.

Frank Lampard ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me Chelsea të Londrës, ekip për të cilin ai ka luajtur 13 vjet.

Më pëlqen energjia e tij dhe dëshira e vazhdueshme për përparimin dhe fitoret. Stërvitjet e tij janë të zellshme dhe me intensitet të lartë,” tha lojtari francez.

Chelsea do të luajë ndeshjen e parë në Premier Ligë më 11 gusht kundër Manchester United në ‘Old Trafford’ dhe do të jetë sfida e parë për Lampard si menaxher i skuadrës.

Sa i përket  Ligës Evropa, Chelsea këtë vit do të pauzojë për shkak të pezullimeve nga FIFA për shkeljen e rregullave gjatë dy transferove në afatin kalimtar.

Mendoj se Lampard është njeriu i duhur për Chelsea. Ai është në fakt legjenda e Chelsea. Ne besojmë se ka cilësi për të përmirësuar lojën tonë dhe derisa të zgjasë suspendimi, ai mund të përdorë gjithë forcën e lojtarëve tanë të ri. Ne jemi shumë të ngazëllyer për fillimin e sezonit të ardhshëm,” tha Giroud.