Starti i Premierë Ligës nuk shkon mbarë për trajnerin e ri

Starti i Premierë Ligës nuk shkon mbarë për trajnerin e ri

Chelsea luajti baras me Leicester 1:1, megjithëse udhëhoqi herët dhe për pjesën më të madhe të ndeshjes kontrolloi lojën dhe rezultatin.

Starti i Premierë Ligës nuk shkon mbarë për trajnerin e ri, Frankie Lampard, pasi më herët pësoi kundër Manchester United (4:0) dhe gjithashtu humbi në Superkupën e Evropës nga Liverpool.

Mason Mount solli ‘të kaltrit’ në epërsi në minutën e shtatë dhe Wilfred N’Didi shënoi në mes të pjesës së dytë, duke siguruar një barazim për “dhelprat”.

Në ndeshjen e parë të programit të së dielës, Sheffield United, realizoi fitoren e parë në Premierë Ligë pas 12 vjetësh, duke mposhtur Crystal Palace me rezultat 1:0