Skuadra e Lazios do të ketë dy mungesa të theksuara në të tetën e finales së Ligës Evropës

Skuadra e Lazios do të ketë dy mungesa të theksuara në të tetën e finales së Ligës Evropës

Sipas mediave në Itali, është e paqartë se sa do të pushojë Sergej Milinkoviq-Savic, edhe pse vlerësimet e para jozyrtare thonë se mund të jenë të paktën dy javë.

Ai u lëndua në ndeshjen me Empoli dhe doktori i ekipit romak, Fabio Rodia shpjegoi se çfarë është problemi.

“Filloi me një trajtim të veçantë, me gjithë kujdesin e duhur. Gjatë ditëve të fundit, do të kryejmë detajet e testit, por situata është e tillë që të duhet disa ditë për t’u vendosur kur mund të kthehet në fushë”, tha ai.

Problem i theksuar për Lazio është edhe lëndimi i sulmuesit Ciro Immobile. “Ai ka një problem me muskujt. Po e përcjellim çdo ditë. Ai filloi me një program shërimi. Jemi optimistë, por edhe të kujdesshëm. Është e rëndësishme të kthehemi në kohën e duhur dhe në mënyrën më të mirë”, tha mjeku i klubit romak.

Ndeshja e parë e së tetës finale të Ligës Evropa kundër Sevilles në program është të enjten më 14 shkurt, në Romë.