Gary Neville e ka quajtur sulmuesin e Barcelonës, Luis Suarez, si një lojtar të ‘tipit të United-it’, duke thënë se ‘Djajtë e Kuq’ duhet të provojnë ta transferojnë atë

Gary Neville e ka quajtur sulmuesin e Barcelonës, Luis Suarez, si një lojtar të ‘tipit të United-it’, duke thënë se ‘Djajtë e Kuq’ duhet të provojnë ta transferojnë atë

Edhe pse skuadra e Jose Mourinho-s e ka filluar për mrekulli sezonin aktual të Premier Ligës, dhe janë të pamposhtur, Neville do të donte edhe një lojtar tjetër për ta kompletuar ekipin.

“Suarez është fantastik, shënon gola, është agresiv, dhe lufton për çdo top. Edhe pse ka luajtur për Liverpool-in, ai është një lojtar i tipit të Manchester United-it”, ka thënë Neville.

Uruguajani ka luajtur tre sezone për ekipin e Liverpool-it, duke shënuar 69 gola, në 110 paraqitje.