Korr fitore ndaj Bayernit

Korr fitore ndaj Bayernit

Leipzigu arriti ta sigurojë një barazim me rezultat 1:1 në ndeshjen kundër Bayern Munichut, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Red Bull Arena”, në kuadër të xhiros së katërt të sezonit të ri të Bundesligës.

Bayern Munichu e nisi ndeshjen më mirë, duke kaluar në epërsi qysh pas tri minutave lojë, duke shënuar përmes Robert Lewandowskit.

Megjithatë, një penallti e akorduar disa momente para fundit të pjesës së parë, e shënuar nga Emil Forsberg, i mjaftoi Leipzigut për ta barazuar rezultatin dhe arriti ta mbajnë rekordin pa disfatë në këtë sezon të ri.

Leipzigu vazhdon ta ketë pozitën e parë, me dhjetë pikë të fituara nga katër ndeshje të zhvilluara. Dortmundi e ndjek nga pas me nëntë pikë, ndërsa Bayerni radhitet i treti me tetë pikë.