Reagimi i Pal Lekajt

Reagimi i Pal Lekajt

Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj i ka reaguar Lumir Abdixhikut, ministër në detyrë në qeverinë aktuale. Sipas Lekajt, akuzat e Abdixhikut për faturat dhe shpenzimet s’jane të vërteta. Ai ka thënë se tentimi i përbaltjes nga Abdixhiku është qesharak dhe i pafalshëm.

“Kur i referohesh vetës si Ministër i suksesshëm, nuk të shkon edhe me tentu me e mashtru opinionin.  Faturave dhe shpenzimeve që po iu referohet Ministri Abdixhiku, me kompetencë të plotë e theksojmë se është e pa vërtetë që kanë ndodhur në muajin shkurt 2019, porse janë pagesa të shpenzimeve të akumuluara nga muaji nëntor dhe dhjetor të vitit 2018, e janar të vitit 2019 (por për shkak të problemeve në ekzekutimin e pagesave në secilin muaj, janë realizuar të gjitha njëherësh, ref.zyrtare Dep.Buxhet dhe Financa i Ministrisë së Infrastrukturës). Prandaj, është qesharake dhe e pafalshme me tentu me perbaltë dikënd, sidomos atëherë kur asnjë argument nuk është në anën tënde.”, thuhet në një reagim të AAK-së.

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, mbrëmë iu drejtua qytetarëve përmes rrjete sociale pas kalimit të mocionit dhe rënies së Qeverisë Kurti. Abdixhiku, duke i bërë një përmbledhje punëve, tregon edhe pse u distancua nga beteja politike duke thënë e qëllim i tij parësor ishin punët rreth situatës me COVID-19./21Media