Messi e pranon se e ka përmirësuar cilësinë e goditjeve standarde

Messi e pranon se e ka përmirësuar cilësinë e goditjeve standarde

Lionel Messi ka zbuluar një sekret të vogël në lidhje me aftësinë e tij për të ekzekutuar goditjet e dënimit. Në një intervistë të dhënë për faqen zyrtare të Barcelonas, argjentinasi ka zbuluar se e ka përmirësuar cilësinë e goditjeve standarde duke studiuar me detaje portierët.

“Sekreti im për goditjet e dënimit? Është e vërtetë se kam filluar t’i dedikoj më shumë kohë studimit të portierëve. Ndjek lëvizjet e tyre, nëse bëjnë një hap ose jo, si pozicionohet muri. Sigurisht, tani po i studioj pak më shumë këto gjëra. Ja pse gjithçka është bërë e mundur. Duhet punë, studim dhe stërvitje. Duhet shumë stërvitje për t’u përmirësuar”, ka thënë gjashtë herë fituesi i Topit të Artë.

Ylli argjentinas, Lionel Messi më 2 dhjetor e ka fituar Topin e Artë të gjashtë në karrierë. 32-vjeçari është bërë lojtari i parë në histori të futbollit që arriti të fitojë gjashtë Topa të Artë.