Trajneri brazilian ka dhënë dorëheqje nga klubi i Superligës turke

Trajneri brazilian ka dhënë dorëheqje nga klubi i Superligës turke

Vetëm dy muaj ka zgjatur qëndrimi i Leonardos si trajner i Antalyasporit në Superligën e Turqisë.

Rezultatet e dobëta me ekipin e Antalyas kanë ndikuar që Leonardo të jep dorëheqje të parevokueshme

Braziliani, i cili në të kaluarën ka drejtuar ekipe të mëdha në Serie A si Milan dhe Inter, ka mbajtur edhe detyrën e drejtorit sportiv te PSG, nga ku u largua në vitin 2013.

Së bashku me Leonardon nga klubi është larguar edhe presidenti Ali Safak Ozturk.