Aubameyang ka oferta nga ekipet angleze

Aubameyang ka oferta nga ekipet angleze

Klubi anglez, Arsenal është gati për t’i dëgjuar ofertat për Pierre Emrick Aubameyang. Mediat angleze thonë se Arsenali është gati t’i dëgjojë ofertat për sulmuesin e tyre, Aubameyang, sepse buxheti i klubit është i vogël.

Aubameyang i cili në sezonin e kaluar shënoi 22 gola dhe e ndau këpucën e artë me Mohamed Salah dhe Sadio Mane, ka oferta nga dy ekipet angleze, Manchester United e Liverpool.

29-vjeçari i cili luajti nën urdhrat e Jurgen Kloop-it, gjatë kohës kur ishte në Borussia Dortmund pos dy skuadrave angleze që po e kërkojnë janë të interesuara edhe disa klube nga Kina që janë gati të paguajnë vlerën prej 300 mijë euro në javë.