Skuadra angleze po vazhdon të shkëlqejë në këtë stinor të Premier Ligës

Skuadra angleze po vazhdon të shkëlqejë në këtë stinor të Premier Ligës

Liverpooli arriti një fitore të rëndësishme mbrëmë, teksa triumfoi në udhëtim ndaj Burnley me rezultat 3-1.

Ndryshimet në formacion nga Jurgen Klopp vështirësuan lojën e “The Reds”, por inkuadrimi i Mohamed Salah dhe Roberto Firminos, ktheu gjithçka në rrugë të mbarë për ekipin nga Anfield.

Liverpool tashmë është në kuotën e 39 pikëve, pas 15 javësh të luajtura. Asnjë humbje për ta deri në këto momente, duke arritur plot 12 fitore dhe tri barazime.

Fitorja e arritur mbrëmë ndaj Burnleyt ka kompletuar rekordin historik për Liverpoolin, që shënon startin më të mirë të një stinori në historinë e klubit.