Në javën e gjashtë në Premierligën angleze, Liverpool ka regjistruar fitoren e radhës

Loading...

Në javën e gjashtë në Premierligën angleze, Liverpool ka regjistruar fitoren e radhës

Liverpooli sot e ka shënuar fitoren e gjashtë radhazi kundër Southamptonit, me rezultatin 3-0 në “Anfield”.

Xherdan Shaqiri startoi për herë të parë me Liverpoolin në Premierligë, duke i ndihmuar skuadrës në shënimin e dy golave.

Lojtarët e Kloppit shënuan golin e parë të ndeshjes kundër Southamptonit në minutën e 10-të fal goditjes së Xherdan Shaqirit, e cila preki dy lojtarë për të përfunduar pastaj në gol. Wesley Hoedt ishte ai që e preku topin i fundi dhe që në fund doli të jetë autogoli i tij.

Golin e dytë të ndeshjes e shënoi Joel Matip (21’), ndërsa Mohamed Salah arriti ta shënojë golin e tij pas tri ndeshjeve pa shënuar për Liverpoolin, falë Xherdan Shaqirit, i cili e goditi shtyllën nga gjuajtja e lirë, e që më pas iu kthye Salahut për ta futur lehtësisht në rrjetë në minutën e 45-të.

Kampioni në fuqi, Manchester City po ashtu ka shënuar fitore të thellë ndaj Cardiff Cityt si mysafir me rezultatin 0-5.

Ndërsa Manchester Unitedi nuk arriti të shënojë fitore në “Old Trafford”, pasi barazoi me Wolverhamptonin 1-1.