Reali sot do të ndeshet me Galatasaray

Reali sot do të ndeshet me Galatasaray

E ardhmja e trajnerit të Realit, Zinedine Zidane është vënë në pikëpyetje përsëri.

Reali sot do të ndeshet me Galatasaray dhe nëse nuk fitojnë, Zidane rrezikon të shkarkohet.

Si zëvendësues të Zinedine Zidanes po shihet Raul Gonzalez ose Jose Mourinho.

Por, sipas mediave spanjolle ky i dyti nuk po pranohet nga lojtarët e “los blancos”, të cilët preferojnë teknikun spanjoll.

Sipas mediave spanjolle, lojtarët nuk po dëshirojnë në stol Jose Mourinhon duke filluar nga kapiteni Sergio Ramos, i cili më herët pasur probleme me teknikun portugez.

Mourinho nuk është në stolin e ndonjë skuadre që nga shkarkimi prej United në dhjetor të vitit 2018, ndërsa Raul është në stolin e Real Madrid Castilla.