Britania e Madhe paraqiti sot masa të reja për shtetasit evropianë, të cilët do të vendosen në territorin e saj gjatë një periudhe tranzicioni post-Brexit, duke mos u garantuar më të gjitha të drejtat, që gëzojnë aktualisht

Qytetarët evropianë do të zotërojnë të drejtën për të jetuar, studiuar dhe punuar në Britaninë e Madhe gjatë një periudhe trazicioni gati 21-mujore, menjëherë pas largimit të vendit nga Bashkimi Evropian në fund të marsit 2019.

Ashtu si rasti i qytetarëve që kanë ardhur përpara Brexit në Britaninë e Madhe, këta persona dhe të afërmit e tyre mund të sigurojnë një leje qëndrimi të përhershme, pasi të kenë jetuar aty për pesë vjet pa ndërprerje.

Por ndryshe nga situata aktuale, shtetasit evropianë që dëshirojnë të qëndrojnë më shumë se tre muaj do të duhet të regjistrohen pranë autoriteteve përkatëse.

Edhe anëtarët e familjeve të tyre që duan të bashkohen pas tranzicionit nuk do të përfitojnë nga një status i veçantë. Ata do t’i nënshtrohen rregullave normale në Britaninë e Madhe për emigracionin, veçanërisht në kushtet e të ardhurave.