Trajneri i kombëtares së Gjermanisë, mund të jetë pasardhësi i Zinedine Zidane

Trajneri i kombëtares së Gjermanisë, mund të jetë pasardhësi i Zinedine Zidane

Real Madridi ka dominuar në Evropë në dy vitet e fundit duke fituar dy herë rresht Ligën e Kampionëve dhe për këtë një meritë të madhe ka trajneri Zinedine Zidane.Por rezultatet negative të këtij sezoni kanë bërë që e ardhmja e tij të vihet në dyshim të madh, aq sa ai mund të shkarkohet nga Los Blancos, ende pa u mbyllur ky stinor.

Presidenti, Florentino Perez tashmë ka nisur punën për të gjetur pasardhësin e Zizou dhe sipas medieve spanjolle, në listën e ngushtë të tij është Joachim Low.Low është trajner i kombëtares së Gjermanisë që nga viti 2006, kurse më 2014 ai arriti të fitonte Kupën e Botës me “Panzerët”.Për të arritur te trajneri gjerman, Reali duhet të presë fundin e këtij stinori, pasi Low do ta drejtojë Gjermaninë edhe në Botërorin e këtij viti që mbahet në Rusi dhe më pas mund të vendosë që të ulet në stolin e madrilenëve.