Rodgers tha se lojtari po tregon kualitetin e tij

Rodgers tha se lojtari po tregon kualitetin e tij

Trajneri i Leicester Cityt, Brendan Rodgers ka krahasuar mesfushorin, James Maddison me mesfushorin e Bayern Munich, Philippe Coutinho.

Maddison është në formë të mirë te “Dhelprat”, gjë që ka bërë të fitojë nderin për të luajtur për përfaqësuesen e Anglisë.

Rodgers beson që futbollisti anglez ka kualitete të njëjta si braziliani Coutinho.

“Është tip i lojtarit që shkon nga pozicioni në pozicion, njësoj si Coutinho. James është mirë, por duhet ta vazhdojë punën të krijojë aksione dhe të shënojë gola. Është vetëm viti i tij i dytë dhe po tregon kualitetin e tij”, deklaroi ai.