Java e shtatë në Premier Ligën Angleze mbyllet me derbin e madh mes Manchester United dhe Arsenalit

Java e shtatë në Premier Ligën Angleze mbyllet me derbin e madh mes Manchester United dhe Arsenalit

Manchester United do të tentojë të rikthehet tek fitorja pas humbjes javën e kaluar në Premier Ligë nga West Hami me rezultat 2:0, ndërsa Arsenali në këtë ndeshje hynë pas fitores ndaj Aston Villës me rezultat 3:2.

Në 5 ndeshjet e fundit në mes këtyre dy skuadrave, bilanc më të mirë ka Manchester United, skuadër e cila ka shënuar gjithsej 3 fitore, një herë këto dy skuadra janë ndarë baraz dhe Arsenali numëron gjithashtu vetëm një fitore ndaj “Djajve të Kuq”.

Formacionet e mundshme të të dyja skuadrave:

Man Utd (4-2-3-1): De Gea; Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Shaë; McTominay, Pogba; Pereira, Lingard, James; Greenwood.

Arsenal (4-1-2-1-2): Leno, Chambers, Sokratis, David Luiz, Tierney; Xhaka, Guendouzi, Willock; Cebellos; Aubameyang, Pepe.

Ndeshja mes Manchester United dhe Arsenalit fillon nga ora 21:00.