Schulz mori 81,9 për qind të votave

Schulz mori 81,9 për qind të votave

Lideri aktual i Partisë Socialdemokrate Gjermane (SPD), Martin Schulz u rizgjodh sot në krye të partisë së qendrës së majtë në Kongresin e mbajtur në Berlin, pavarësisht se udhëhoqi SPD-në në rezultatin e saj më të dobët që prej vitit 1949 në zgjedhjet legjislative të shtatorit.

Schulz mori 81,9 për qind të votave, që është një rënie e konsideruar e përkrahjes, nga 100 për qind që ai kishte marrë kur u zgjodh fillimisht si lider i partisë.

Vota për Schulzin për t’u rikthyer në krye të partisë erdhi pasi ai i kërkoi SPD-së për të zhvilluar bisedime të reja për krijimin e një qeverie me kancelaren, Angela Merkel.