Javier Mascherano dëshiron të largohet nga Barcelona, për tu transferuar në ish-skuadrën e tij argjentinase

Javier Mascherano dëshiron të largohet nga Barcelona, për tu transferuar në ish-skuadrën e tij argjentinase

Argjentinasi nuk po arrin të gjejë vend në formacionin startues të “Blaugranëve” në këtë sezonë, dhe kjo ka bërë që ai kërkojë largimin nga “Camp Nou”.

“Sinqerisht, ndjej se ka ende një kapitull në karrierën time që dua t’ia dedikoj River Plates. Nuk po them asgjë, se a do të transferohem në janar apo në verë, për shkak se kjo është diçka jo e sigurt, dhe nuk dua të bëjë premtime”, ka theksuar Mascherano.

Mascherano ka luajtur për dy sezone me ekipin e River Plates, para se të transferohej në Corinthians, prej nga erdhi në Evropë.

Dy herë fituesi i Ligës së Kampionëve, ka thënë se transferimi i tij i ardhshëm nuk ka të bëjë me paratë.