Javier Mascherano nuk e ka mohuar mundësinë e largimit nga Barcelona në fund të sezonit

Javier Mascherano nuk e ka mohuar mundësinë e largimit nga Barcelona në fund të sezonit

Partneriteti i krijuar në mes të Gerard Pique dhe Samuel Umtiti në mbrojtjen e ‘Blaugranëve’ nga Ernesto Valverde, ka bërë që hapësira e argjentinasit për lojë të jetë gjithnjë e më e vogël.

“Kam ende kontratë me skuadrën e Barcelonës, por është e qartë se në fund të sezonit do t’i konsideroj mundësitë e mija”, ka theksuar Mascherano.

33 vjeçari gjithashtu ka konfirmuar se karriera e tij me përfaqësuesen e Argjentinës do të përfundojë pas Kupës së Botës ‘Russia 2018’.