Barcelona ka filluar spastrimin e skuadrës me futbollistët që nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit të ri

Barcelona ka filluar spastrimin e skuadrës me futbollistët që nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit të ri

Jeremy Mathieu nuk do të jetë më futbollist i Barcelonës, pasi që futbollisti ka udhëtuar drejt Portugalisë dhe shumë shpejt pritet të zyrtarizohet te Sportingu.

Sipas së përditshmes portugeze A Bola, Mathieu do t’i kryejë sot testet mjekësore para se të nënshkruajë kontratë me Sportingun, i cili dëshiron të finalizojë gjithçka para fillimit të përgatitjeve për sezonin e ri. 33-vjeçari u transferua në Barcelonë nga Valencia në vitin 2014, por asnjëherë nuk ka arritur të bind me paraqitjet e tij me fanellën Blaugrana.