"Ia dolëm mjaftë  mirë ndaj një skuadre me kualitet të lartë"

“Ia dolëm mjaftë  mirë ndaj një skuadre me kualitet të lartë”

Mbrojtësi i Liverpoolit, Joel Matip e ka pranuar se ishte shumë vështirë për ta mposhtur Arsenalin të shtunën e kaluar.

Liverpooli arriti ta mposht Arsenalin me rezultat 3-1, fal dy golave të Salah dhe një të Matip.

Matip tha se ishin të vështirë, ngase mbrojtja ishte në nivel të lartë.

“Kemi provuar 90 minuta për t’i kaluar. Duhet të bëhemi të duruar dhe rezultati ishte shumë i mirë. Ishin të shpejtë, andaj ishte vështirë për t’i kaluar, mirëpo ia dolëm. Ia dolëm mjaftë  mirë ndaj një skuadre me kualitet të lartë. Do të jetë vështirë për çdo skuadër. Është ende fillimi i sezonit, jemi duke shikuar për ndeshjen e radhës”, deklaroi ai.