​Sot mbahet konferenca “FSK dhe Partnerët”

​Sot mbahet konferenca “FSK dhe Partnerët”

Sot fillon punimet konferenca “FSK dhe Partnerët”, e cila mbahet nga sot deri më 22 prill në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Konferenca “FSK dhe Partnerët” është konferenca e gjashtë me radhë dhe e para për këtë vit, e cila organizohet nga Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku marrin pjesë atashetë ushtarak të vendeve partnere si nga SHBA, Britania e Madhe, Shqipëria, Belgjika, Kroacia, Sllovenia, Republika Çeke, etj., pastaj atashetë e FSK-së si dhe përfaqësues të institucioneve qeveritare vendore.