Do të jepet çmimi letrar “Adem Demaçi”

Do të jepet çmimi letrar “Adem Demaçi”

Sot në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë në ora 12:00 do të mbahet akademia letrare-artistike “Ora e Lirisë” në shenjë të luftës çlirimtare të UÇK-së dhe dëshmorëve të rënë për liri.

Punimet e tyre do t’i lexojnë rreth 40 poetë nga vise të ndryshme të trojeve shqiptare, kurse poezia më e mirë e vlerësuar nga juria letrare do të nderohet me çmimin letrar “Adem Demaçi”.

Në këtë akademi do të marrin pjesë anëtarë të LSHK-së dhe poetë që kanë marrë pjesë në konkursin letrar të LSHK-së.