Subvencionet në bujqësinë organike

Subvencionet në bujqësinë organike

Bujqësia organike dhe bizneset e agroturizmit po kthehen në një binom më të sigurt, në kthimin e investimeve në raport me investimet në sektorë të tjerë rural.

Sipas kritereve që Qeveria e Shqipërisë ka miratuar për subvencionet në bujqësinë organike bizneset e kësaj linje përfitojnë mbështetje për ngritjen ose rikonstruksionin e ambienteve të prodhimit të produkteve tradicionale të zonës.

Fermat organike, për vitin e parë, përfitojnë financim në vlerën 100 mijë lekë, në vitin e dytë, 150 mijë lekë dhe 200 mijë lekë për fermë të certifikuar.

Ministria e Bujqësisë, tre vite më parë, duke vlerësuar fizibilitetin e investimeve në bujqësi, përzgjodhi agroturizmin si modelin më të suksesshëm teksa vlerësoi se fermat bujqësore organike janë një vlerë e shtuar dhe fitimprurëse për zhvillimin rural në tërësi.