Hysaj drejt këtij ekipi italian

Hysaj drejt këtij ekipi italian

Elseid Hysaj gjithnjë e më shumë është larg Napolit.

Sipas asaj që raporton “Calciomercato”, kapiteni i kombëtares shqiptare gjatë merkatos së janarit pritet të udhëtojë drejt Romës për të veshur fanellën e kryeqytetasve.

Menaxheri i shkodranit, Mario Xhiufredi është i bindur që Napoli mund të pranojë edhe ndonjë akord të ulët financiar për të lënë të lirë shqiptarin.

Kontrata e Elseid Hysaj skadon verën e vitit 2020.