“Apokalips!” dhe “Turp!”. Ishin në unison titujt e gazetave në shtypin italian

“Apokalips!” dhe “Turp!”. Ishin në unison titujt e gazetave në shtypin italian

Mediet shprehën dëshpërimin e madh për një eliminim që pengon pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2018 dhe kthen pas kombëtaren italiane të futbollit, që do të mungojë për herë të parë në një Botëror që prej vitit 1958

“Corriere della Sera”, gazeta kryesore në Itali e titron artikullin e saj “Pa Botëror pas 60 viteve” me foton e kapitenit Gigi Buffon në lot.

“Një Botëror pa Italinë. Por, mbi të gjitha, një Itali pa Botëror. Lamtumirë netë pak a shumë magjike, grupet e spektatorëve me një copë pica dhe një birrë të ftohtë, ëndërr që vlen për diçka, të paktën në futboll”, shkruan Massimo Gramellini.

“Fundi”, shkruan në faqen e parë “Gazzetta dello Sport”, me një foto të madhe të kapitenit Buffon, i cili i dha fund dje në mbrëmje karrierës së tij ndërkombëtare.

E përditshmja “La Repubblica” titron artikullin e saj “Dështimi i axurrëve. Botërori pa Italinë. Lotë dhe Buffon: ne kemi dështuar!”.

E përditshmja e majtë nënvizon se dështimi do të ketë pasoja negative jo vetëm në futboll, por gjithashtu dhe në PBB-në e vendit.

“Apokalipsi axurr, lamtumirë Botëror”, titron “La Stampa”, artikullin e saj, një gazetë e moderuar.

“Ka më keq në jetë. Por, në llojin e saj, është e vështirë të gëlltitet. Është një kapërcim prapa prej 60 vitesh dhe në kohën kur Italia dilte nga dy eliminime brutale në fazën e grupeve”, kujton e përditshmja.

Për të përditshme sportive torineze “Tuttosport”, “Italia nuk do të shkojë në Botëror, sepse kështu e meriton”.

“Turpi nuk i përket vetëm Venturas, që nuk do të jetë më trajner, por të gjithë futbollit tonë”, shton “Tuttosport”.

“Kur ‘Corriere dello Sport’, i nxirrte të gjithë jashtë”, është titulli në faqen e parë të gazetës.

Për të përditshmen sportive, “Ventura do të largohet, por nuk do të jetë i vetmi”.