Shtëpia e Bardhë sugjeroi sot mundësinë e përjashtimit të Meksikës dhe Kanadasë nga skema e taksimit mbi importet e çelikut dhe aluminit

Shtëpia e Bardhë sugjeroi sot mundësinë e përjashtimit të Meksikës dhe Kanadasë nga skema e taksimit mbi importet e çelikut dhe aluminit

Kjo pritet të njoftohet nga ekzekutivi amerikan deri në fund të javës.

”Ne besojmë se presidenti do të nënshkruajë diçka deri në fund të javës”, u shpreh Sarah Sanders, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.

”Ka përjashtime të mundshme për Meksikën, Kanadanë dhe disa shtete të tjera”, shtoi ajo, duke përmendur mundësinë e një vlerësimi shtet për shtet bazuar në kritere të sigurisë kombëtare.

Donald Trump njoftoi të enjten synimin e tij për të vendosur një taksë prej 25% mbi importet e çelikut dhe 10% mbi ato të aluminit, duke rindezur një luftë tregtare mes SHBA-ve dhe aleatëve të saj.

Sekretari amerikan për Tregtinë, Wilbur Ross u përpoq të fitonte kohë duke siguruar se vendimi për zbatimin e këtyre taksave ishte i mirëmenduar dhe se SHBA-të nuk kërkojnë një luftë tregtare.