Fitoi Barcelona

Fitoi Barcelona

Barcelona ka mposhtur Atletico Madridin me rezultat 1:0, në derbin e javës së 15-të të La Ligës së Spanjës në futboll.

Golin fitues për katalanasit e shënoi Lionel Messi në minutën e 86-të.

Me këtë triumf Barcelona është rikthyer në vendin e parë në tabelë me 31 pikë, aq sa ka edhe Real Madridi në vendin e dytë, derisa Atletico Madrid mbetet në pozitën e gjashtë me 25 pikë.