Kontrata e 30-vjeçarit skadon në vitin 2020

Kontrata e 30-vjeçarit skadon në vitin 2020

Pas mbylljes së merkatos, në shtëpinë e Milanit kanë nisur nga puna për të blinduar “yjet” e skuadrës.

Jo vetëm Donnarumma, për të cilin ka kohë që vazhdojnë bisedimet për rinovimin e kontratës, por edhe Giacomo Bonaventura është një nga lojtarët kryesorë të cilin drejtuesit e kuqezinjve kërkojnë ta mbajnë në skuadër.

Kontrata e 30-vjeçarit skadon në vitin 2020 dhe klubi nga Milanello pritet të nisë tratativat me përfaqësuesin e mesfushorit gjatë javëve në vijim.

Bonaventura u rikthye në dispozicion të skuadrës pak ditë më parë, pas dëmtimit të rëndë që pësoi sezonin e kaluar.